Tre të mitur në Gjilan, pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete, ku njëri nga ta e kishte therur me thikë të miturin tjetër.
Në raportin policorë bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Tutje thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit procedohet në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete, ku njëri nga të dyshuarit e kishte therur me mjet të ftohtë viktimën mashkull kosovar i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport, përcjell GazetaBlic.