Kandidati i PDK-së për deputet, Valon Grabovci, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka thënë se duke mbështetur programin e Bedri Hamzës me sloganin “Kosova mundet #MaMirë”, angazhimet kryesore të këtij subjekti politik janë:
“Rritje pagash deri në 50% për sektorin publik! Rritje pensionesh, asnjë pension nën 200€ dhe rritje prej 50% e pagesave për kategoritë e luftës.Subvencione prej 100€ për fëmijet që nuk mund të regjistrohen në çerdhet publike. Mbështetje për biznese, me grante deri në 30% të investimit. Ndryshimi i ligjit për TVSH-së, pagesa brenda vendit jo në kufi.Lirimi nga tatimi për pagat deri në 400 euro.Përmirësim i shëndetësisë dhe zbatim i sigurimeve shëndetësore për të gjithë” shkruan Grabovci raporton “Gazeta Blic”.
Ai i ka ftuar mbështetësit t’a përkrahin dhe votojnë për të me numrin 55.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Jemi në përgatitjet e fundit për shpërndarjen e kartave të mia njoftuese, si pjesë e angazhimit tim për t’u afruar me ju dhe për të prezantuar vizionin tim dhe të PDK-së.
Duke mbështetur programin e Bedri Hamzës me sloganin “Kosova mundet #MaMirë”, angazhimet tona kryesore janë:
Rritje pagash deri në 50% për sektorin publik!
Rritje pensionesh, asnjë pension nën 200€ dhe rritje prej 50% e pagesave për kategoritë e luftës.
Subvencione prej 100€ për fëmijet që nuk mund të regjistrohen në çerdhet publike.
Mbështetje për biznese, me grante deri në 30% të investimit.
Ndryshimi i ligjit për TVSH-së, pagesa brenda vendit jo në kufi.
Lirimi nga tatimi për pagat deri në 400 euro.
Përmirësim i shëndetësisë dhe zbatim i sigurimeve shëndetësore për të gjithë.
Ju ftoj të më përkrahni dhe të votoni për numrin 55 në listën e PDK-së.
Kosova mundet #MaMirë #MeBedriHamzën
#PDK131
#ValonGrabovci55