Një ndërtese e “Lesna-s” në lagjen Kalabria në Prishtinë është përfshirë mbrëmë nga zjarri.
Trembëdhjetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas zjarrit.
Kështu ka bërë të ditur pas këtij rasti zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se tashmë zjarri është vënë nën kontrollë.
“Zjarri është lokaluzuar nga ana e zjarrfikësve.Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrinë në trembëdhjetë (13). Për detajet rreth rastit do të njoftoheni pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente.”, ka thënë ajo.