Kandidati i PDK-së për deputet, Ragip Xhaka, ka vizituar sot qytetin e Vitisë, bashkë me Bedri Hamzën, kandidatin për Kryeministër dhe disa kandidatë për deputetë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se si gjithë Kosova, edhe Vitia i dha vulën programit për një Kosovë ma mirë.
“Sot, së bashku me Bedri Hamzën, kandidatin për Kryeministër dhe disa kandidat për deputetë, patëm nderin të vizitojmë qytetin e Vitisë. Takimet me qytetarët ishin një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mbi nevojat dhe shqetësimet e tyre, si dhe për të dëgjuar ide dhe propozime për zhvillimin e mëtejshëm të rajonit. Si gjithë Kosova edhe Vitia i dha vulën programit për një Kosovë ma mirë.
#PDK131 #RagipXhaka34 #Xhaka34 #rxh34”, ka shkruar Xhaka.
Po ashtu, dje ai ka qëndruar për vizitë në fshatin Qëndresa në Drenas, derisa ka falënderuar banorët për mikpritjen dhe bisedat.