Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Rrahman Rama, zhvilloi një takim entuziast me banorët e fshatit Bukosh dhe rrethinës, duke ndarë vizionin e tij për një Kosovë më të mirë.
“Sonte në fshatin Novolan u dha mesazhi i qartë: #mamirë është zgjidhja e duhur për Kosovën!” u shpreh Rama, duke falënderuar qytetarët nga fshatrat Bukosh, Novolan dhe Brusnik për pjesëmarrjen dhe përkushtimin e tyre të madh.
Rama theksoi se mobilizimi dhe përkrahja e treguar nga qytetarët janë një dëshmi e fuqishme e gatishmërisë për të sjellë ndryshime pozitive dhe për të forcuar rrugën e zhvillimit të vendit.