Lajme

Mes emocionesh, Gucati: As unë as Kadriu s’mund të ishim në varrimin e prindërve

01/16/2025 22:31
nga:G B

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka thënë se e ka përjetuar rëndë vdekjen e babait të tij, por që ka theksuar se ish-krerët në Hagë i kanë qëndruar afër gjatë gjithë kohës.

Gucati ka thënë se as ai, por as Kadri Veseli s’kanë pasur mundësi të jenë të pranishëm në varrimin e prindërve.

“Ne kemi nejtë gjithë bashkë, por në burg mu e Kadriut na ndodhën disa fatkeqësi familjare. Kadriut i diq nana edhe baba, mu baba. Na ndodhën ato dhe ne nuk mujtëm të ishim në vorrim”, ka rrëfyer Gucati.

Për më tepër, Gucati ka theksuar se shoktë në Hagë e kanë ngushëlluar e përkrahur gjatë gjithë kohës.