Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa me numër 31, thotë se mbështetja për PDK-në është rritur 131%, ku shton se këtë do ta konfirmojnë qytetarët me 9 shkurt.
Beqa thotë se 9 shkurti do të jetë dita kur Kosova do të zgjedhë zhvillimin mbi retorikën e përçarjes së brendshme.
Postimi i plotë:
Më 9 shkurt do të përmbyset ideologjia e “përmbysësit të Kosovës”!
Mbështetja për PDK-në është rritur me 131%, dhe këtë do ta konfirmojnë qytetarët në ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt.
Ne jemi themeluesit, ndërtuesit dhe zhvilluesit e Kosovës moderne. Ata provuan të na ndalin, sepse synimi i tyre është ndalja e Kosovës, por PDK do ta bëjë Kosovën më të mirë, sepse ky vend mundet më mirë. Ideologjia e Albin Kurtit, të cilin me të drejtë e cilësojnë si “përmbysësin e Kosovës,” do të përmbyset nga qytetarët.
9 shkurti do të jetë dita kur Kosova do të zgjedhë zhvillimin mbi retorikën e përçarjes së brendshme, por edhe në raport me aleatët.
#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#HajdarBeqa31