Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati, ka provuar sot sërish të bëjë propagandë.
Bajrami tha se Murati i ka rritë pagat në sektorin publik 6.8 euro brenda një mandati dhe 55 euro pasi janë shpallë zgjedhjet.
Ajo tha se qytetarët e dinë se kujt, Murati, ja ka rritur pagën 45%.
“Qytetarët e dinë kujt i’a ke rritë pagën 45%, nëse ka harru dikush që po ua rikujtoj: 45% Hekurani i’a ka rritë pagën Albinit, vetës, zavëndëskryeministrave, ministrave, zavëndësministrave, këshilltarëve politikë, asistentëve të kabineteve dhe shoferave të tyre.Zyrtarëve publik ju ka rritë pagën 6 euro e 80 cent, a të gjithë qytetarëve ju ka dyfishu tatimin në pronë, ju ka dyfishu çmimin e energjisë elektrike dhe ka kqyrë seri derisa çmimet e produkteve bazë të konsumit kanë fluturu në qiell dhe për këtë të fundit mos del me thanë se s’të ka lënë opozita e Gjykata Kushtetuese me bë diçka, sepse ju ka përgenjeshtru kryetarja e Gjykata Kushtetuese znj. Gresa Caka. Thjeshtë të kanë lëverdisë çmimet e larta se ke marrë shumë më shumë buxhet pa i rritë normat tatimore” shkruan Bajrami raporton “Gazeta Blic”.
“Në këtë fushatë veç nëse mundeni me bë diçka me këndim e recitim se rezultate s’keni, andaj merrja këngës edhe ti sikur Arbëria se kurrë si dihet ku e keni të fshehur talentin!” shkruan Bajrami në reagimin e saj.
Reagimi i plotë:
Ministri, që i ka rritë pagat në sektorin publik 6 euro e 80 cent brenda një mandati dhe 55 euro pasi janë shpallë zgjedhjet, sot paska provu prapë me propagandë.
Qytetarët e dinë kujt i’a ke rritë pagën 45%, nëse ka harru dikush që po ua rikujtoj:
45% Hekurani i’a ka rritë pagën Albinit, vetës, zavëndëskryeministrave, ministrave, zavëndësministrave, këshilltarëve politikë, asistentëve të kabineteve dhe shoferave të tyre.
Zyrtarëve publik ju ka rritë pagën 6 euro e 80 cent, a të gjithë qytetarëve ju ka dyfishu tatimin në pronë, ju ka dyfishu çmimin e energjisë elektrike dhe ka kqyrë seri derisa çmimet e produkteve bazë të konsumit kanë fluturu në qiell dhe për këtë të fundit mos del me thanë se s’të ka lënë opozita e Gjykata Kushtetuese me bë diçka, sepse ju ka përgenjeshtru kryetarja e
Gjykata Kushtetuese znj. Gresa Caka. Thjeshtë të kanë lëverdisë çmimet e larta se ke marrë shumë më shumë buxhet pa i rritë normat tatimore.
Minister,
Në këtë fushatë veç nëse mundeni me bë diçka me këndim e recitim se rezultate s’keni, andaj merrja këngës edhe ti sikur Arbëria se kurrë si dihet ku e keni të fshehur talentin!
Zyrtarët publik me 9 shkurt do të votojnë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, numrin 124.
Me qeverisjen e LDK-së, koeficienti i pagave do të bëhet 150 Euro, që në javën e parë.
LDK 124✅ është numri jonë!
Ndryshimi, është misioni jonë!✌️
Lumir Abdixhiku 1✅
Hykmete Bajrami 6✅
Murati: Rritja më e madhe ndonjëherë e pagave në sektorin publik ka ndodhur në Qeverinë Kurti