Lajme

Plakolli: Albin Kurti në panik, UBO argat i VV’së

01/17/2025 12:42
nga:G C

Gëzim Plakolli, kandidat i LDK-së për deputet, ka deklaruar se partia e Albin Kurtit është në një panik të madh, duke shtuar se terreni aktual i jep një frymë tjetër angazhimi, raporton GazetaBlic.

Ai në një intervistë për GazetaBlic, ka theksuar se UBO nuk është e besueshme për qytetarët e Kosovës, duke akuzuar atë se po vepron si argat i VV-së.

“Partia e Albin Kurtit është në panik të madh, tereni neve na jep komplet një frymë tjetër. UBO, nuk është e besueshme për qytetarët e Kosovës sepse po ia bën argatin VV’së. Duhet të potencohet edhe fakti që është po kjo UBO, e cila në zgjedhjet lokale e paraqiste VV’së si fituese të zgjedhjeve, por LDK-ja në këto zgjedhje ka dalë si partia e parë në shumë komuna”, tha Plakolli.

Plakolli ka kujtuar se kjo e njëjta UBO paraqiti VV-në si fituese në zgjedhjet lokale, megjithatë, LDK-ja doli si partia e parë në shumë komuna.

Ai ka lavdëruar kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, duke e cilësuar atë si një nga kryetarët më të mirë në Kosovë, dhe ka shtuar se kështu do të qeveriset e gjithë Kosova, me investime të mëdha që partitë tjera, sipas tij, i shohin me xhelozi.

Plakolli ka përfunduar duke theksuar se sondazhet që po shpiken nga partia e Kurtit janë rezultat i panikut dhe rënies së lëvizjes së saj.

“Përparim Rama një ndër kryetarët më të mirë që ka Kosova, kështu si Prishtinën do ta qeverisim edhe Kosovën, me investime të mëdha të cilat partitë tjera kanë xhelozi ndaj nesh, se si Kosova po bën punë të mëdha”, tha Plakolli.

“Po e them me bindje të plotë, kur je në panikë dhe e sheh që je në rënie të lirë, atëherë shpikin edhe sondazhe të tilla”, shtoi ai.