Sporti

PSG nuk do të denohet nga UEFA për borxhin ndaj Mbappes

01/16/2025 13:13
nga:Lorik J

PSG nuk do të përballet me sanksione nga UEFA për dështimin për të shlyer borxhin e ish-sulmuesit të Paris Saint-Germain Kylian Mbappe, sipas L’Equipe.

Në raport thuhet se UEFA nuk ka në plan të rishikojë rastin e borxhit të PSG ndaj sulmuesit të Real Madridit, pasi nuk ka marrë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

Kylian Mbappe ka luajtur për Real Madridin që nga vera e kaluar.

Këtë sezon, 26-vjeçari francez ka bërë 27 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë tre asistime.

/GazetaBlic Sport