Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka zhvilluar një takim me Andreas Schleicher, themeluesin e sistemit të testeve dhe instrumenteve arsimore të PISA-s, shkruan GazetaBlic.
Hamza zotohet se në ekipin e tij do të jenë ekspertët më të mirë të të gjitha fushave.
Po ashtu, ai thekson se testi i PISA-s është më i rëndësishmi në botë për matjen e performancës dhe siguron se nxënësit tanë nuk do të radhiten kurrë më në fund të listave për performancën më të ulët.
“Herën e kaluar kur u pamë ishte në selinë qendrore të OECD në Paris. Sot jemi në Kosovë dhe do të jemi edhe pas 9 shkurtit.
Kosova mundet ma mirë dhe unë zotohem se në ekipin tim do të jenë ekspertët më të mirë të të gjitha fushave”, shkroi ai në Facebook.
Postimi i plotë: