Ferat Shala, kandidat i PDK-së për deputet me numrin 16, ka theksuar se Kosova ka nevojë për një ekonomi që gjeneron zhvillim dhe punësim, si dhe një qeverisje që kujdeset për ata që kontribuojnë në shoqëri, përfshirë veteranët, familjet e dëshmorëve, mësuesit, policët, mjekët dhe zjarrfikësit, raporton Gaze taBlic.
Shala gjithashtu falënderoi banorët e Komoranit për mbështetjen e madhe që kanë dhënë në nëndegën e tretë të PDK-së, duke theksuar se ky lokalitet ka qenë gjithmonë krah partisë së tij.