Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy të dyshuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës pasi tentuan të largohen nga Kosova duke paraqitur lejeqëndrime të falsifikuara të një shteti tjetër, raporton GazetaBlic.
Në raportin e PK-së, thuhet se të dyshuarit planifikonin të udhëtonin drejt Vjenës.
Me vendim të prokurorit burri i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e gruaja së bashku me fëmijë janë dërguar në qendrën për punë sociale.
“ANP Adem Jashari / 15.01.2025 – 11:50. Raportohet se të dyshuarit një mashkull dhe një femër me shtetësi të huajkanë tentuar që të fluturojnë nga Aeroporti Prishtinë për në Vjenë, duke prezentuar leje qëndrim të një shteti tjeter e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuar femër së bashku me fëmijë në qendrën për punë sociale”, thuhet në raportin e PK-së.