Lajme

Xhaferi njofton se është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit mes Kolegjit AAB dhe Komunës së Prishtinës

01/16/2025 08:22
nga:N K

Drejtori  për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave në Komunën e Prishtinës, njëherëshit edhe kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me numër 32, Krenar Xhaferi ka njoftuar se është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit mes Kolegjit AAB dhe Komunës së Prishtinës.

Xhaferi tha se një ndër qëllimet e kësaj marrveshje është edhe praktika profesionale për studentët në objektet dhe mjediset e punës të menaxhuara nga DIKMK.

“ Qëllimi i marrëveshjes:Praktika profesionale për studentët në objektet dhe mjediset e punës të menaxhuara nga DIKMK, Angazhimi i personelit të Kolegjit AAB për ofrimin e këshillave profesionale”, shkroi ai në Facebook.

Tutje ai nënvizon se ky bashkëpunim i hap rrugë mundësive të reja për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve, duke lidhur dijen teorike me përvojën praktike.