Sporti

E konfirmon trajneri Moyes, aventura e Brojës tek Everton ka mbaruar: Do të duhet të kthehet tek Chelsea

01/15/2025 23:32
nga:Mergim Rreci

Nuk kanë fund lajmet e këqija për Armando Brojën.

Sulmuesi shqiptar u lëndua përsëri dhe tashmë duket se e ka përfunduar aventurën e tij tek Everton, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i kësaj skuadre, David Moyes e ka konfirmuar këtë gjë para disa minutave me deklaratën e tij, ku tha se Broja do të kthehet tek Chelsea.

“Ne mendojmë se ai do të jetë jashtë për diku 10-12 javë. Janë ligamentet e kyçit të këmbës. Kjo ndoshta do të thotë se ka një mundësi që ai do të duhet të kthehet në Chelsea”, tha trajneri i Everton.

/GazetaBlic Sport/