Tomas Perez mund të jetë talenti i ardhshëm argjentinas në Giuseppe Meazza.
Sipas Sky Sports italiane, negociatat mes Interit dhe Newell’s Old Boys për transferimin e mesfushorit qendror të lindur në vitin 2005 janë duke u zhvilluar mirë, transmeton GazetaBlic Sport.
I njëjti burim shton se vlera e operacionit duhet të jetë rreth shtatë milionë euro, përfshirë edhe bonuset, ndonëse ka ende disa detaje për t’u finalizuar.
Presidenti i klubit argjentinas, Ignacio Astore, ishte në Milano për të ndjekur ndeshjen e Serie A mes Interit dhe Bolonjës dhe ka mundësi që në ditët në vijim të dalin lajme për marrëveshjen.
Perez bëri debutimin e tij vitin e kaluar dhe luajti 18 ndeshje, duke shënuar një gol, për klubin Rosario, i cili e përfundoi kampionatin argjentinas në vendin e 25-të.
/GazetaBlic Sport/