Fadil Aliu, kandidat për deputet nga LDK-ja me numër 50, ka marrë pjesë në tubimin e kësaj partie në degën e tretë të saj në kryeqytet.
Postimi i plotë i Aliut:
Kjo është LDK-ja, këta jeni Ju, që i jepni frymë e shpirt lidhjes sonë, frymë e shpirt ndryshimit të madh.
Ndryshimi ka nisur tashmë falë njerëzve si ju, falë besimit tuaj ai do të bëhet realitet më 9 shkurt.
Gjithë kjo përkrahje, gjithë kjo pritje e gjithë kjo shpresë, do ta marrin përgjigjen e drejtë e të duhur më 9 shkurt.
Mbështetje e fuqishme si kjo në Degën e Tretë të LDK-së në Prishtinë, po shihet kudo në Kryeqytet, ashtu siç do jetë e fuqishme përkrahja konkrete e Qeverisë së LDK-së, me kryeministër Lumir Abdixhikun për Kryeqytetin!
1.5 miliard euro investime për Kryeqytetin!
Askush, asnjë nuk ofron atë që ofron LDK për Prishtinën tonë!
#BehuNdryshimi
#VotoLDK 1️⃣2️⃣4️⃣✅
#votolumirabdixhiku1️⃣✅
#votofadilaliu5️⃣0️⃣✅️