Sporti

E pranon Foden: Lufta për titullin ka mbaruar

01/15/2025 23:05
nga:Mergim Rreci

Phil Foden shënoi dy gola kundër Brentford këtë të martë, por Manchester City pësoi dy gola dhe ndeshja përfundoi në barazim 2-2.

Pas një sërë rezultatesh zhgënjyese në muajt e fundit, qytetarët tashmë e gjejnë veten 12 pikë prapa liderit Liverpool , i cili ka ende një ndeshje më pak. Sipas ndërkombëtarit anglez, klubi tashmë e ka pranuar faktin se nuk po lufton për titull, por për një vend në top 4 të Premierligës, transmeton GazetaBlic Sport.

“Titulli? Po, po, kjo përfundimisht ka mbaruar. Ne e dimë atë. Ne nuk jemi naivë. Ne duhet të synojmë për 4 më të mirët, ky është tashmë objektivi ynë i radhës, së bashku me Ligën e Kampionëve. Pra, sezoni ynë nuk ka mbaruar, por duhet të jemi realistë. Tani, fokusi ynë është të futemi në top katërshe dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë në garat e tjera, “tha Foden .

/GazetaBlic Sport/