Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Alban Rraci, thotë se Klina tregoi edhe një herë se pse është simbol i traditës dhe bashkimit.
Rraci thotë se kishte atmosferë të jashtëzakonshme ku çdo zë dhe duartrokitje ishtë një thirrje për ndryshim.
Tutje ai shton se 9 shkurti po vjen dhe shprehet i bindur se do të jetë një moment historik.
Postimi i plotë:
Sonte, qyteti ynë i dashur Klina, tregoi edhe një herë pse është simbol i traditës dhe bashkimit. Në një atmosferë të jashtëzakonshme, ku çdo zë dhe duartrokitje ishin një thirrje për ndryshim, ndjeva krenarinë që buron nga të qenit pjesë e këtij vendi të mrekullueshëm.
Si qytetar i Klinës, jam i nderuar nga mbështetja dhe përkushtimi që treguat sonte. Fuqia juaj, entuziazmi dhe vendosmëria janë dëshmi se Klina është e gatshme të prijë në rrugën drejt një të ardhmeje më të mirë – jo vetëm për qytetin tonë, por për gjithë Kosovën.
Së bashku, mund të sjellim ndryshimin që e meritojmë.
9 shkurti po vjen, dhe jam i bindur se do të jetë një moment historik, jo vetëm për LDK-në, por për të gjithë ata që besojnë në një Kosovë të drejtë, të fortë dhe të bashkuar.
Klina po flet, ndërsa unë jam krenar që jam zëri juaj!
#LDK124✅
#LumirAbdixhiku1✅
#AlbanRraci 38✅
#ArbenLimanaj 65✅