Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa, sontë së bashku me Rininë Demokratike, kanë ndezur qirinjë para lapidarit ‘Shokët e Lirisë’ në Gjakovë, për ta përkujtuar ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë.
Beqa thotë se kjo ditë na rikujton dhimbjen dhe sakrificën e mijëra jetëve të pafajshme.
Ai thotë se përkujtimi i këtij gjenocidi është një thirrje për drejtësi dhe një zotim për të punuar për paqen dhe dinjitetin e kombit tonë.
Postimi i plotë:
Sonte, së bashku me Rininë Demokratike, bëmë ndezjen e qirinjve para lapidarit “Shokët e Lirisë” në Gjakovë, për të përkujtuar Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë. Kjo ditë na rikujton dhimbjen dhe sakrificën e mijëra jetëve të pafajshme, si dhe detyrën tonë për të mos harruar kurrë këtë krim të rëndë kundër njerëzimit. Përkujtimi i këtij gjenocidi është një thirrje për drejtësi dhe një zotim për të punuar për paqen dhe dinjitetin e kombit tonë.