Lajme

Bedri Hamza viziton kompaninë Vinex: Ekonomia jonë do të punësojë, prodhojë dhe eksportojë

01/15/2025 18:34
nga:Sh R

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë Vinex në Viti, ku ka thënë se gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve tanë.

Hamza ka thënë se për ta rritur konkurrueshmërinë e produkteve dhe kompanive si Vinex, do ta mbështesin modernizimin e teknologjisë së prodhimit.

Ai ka thënë se ekonomia e Kosovës do të punësojë, prodhojë dhe eksportojë.

“Nga grantet investive, subvencionet, lehtësimet fiskale e deri te diplomacia ekonomike, gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve tanë. Për ta rritur konkurrueshmërinë e produkteve dhe kompanive si Vinex, ne do ta mbështesim modernizimin e teknologjisë së prodhimit. Edhe depërtimin e produkteve vendore në tregjet e jashtme do ta ndihmojmë, duke shfrytëzuar praninë diplomatike nëpër botë.

Kosova mundet ma mirë. Ekonomia jonë do të punësojë, prodhojë dhe eksportojë! #PDK131”, ka shkruar Hamza.