Fiknete Bejta, kandidate e LDK-së për deputete, ka publikuar pamje nga tubimi në Gollak, aty ku ka thënë se frymëzohen për ndryshimin që do të vuloset në datën 9 shkurt, raporton Gazeta Blic.
“Një lëvizje që i hodhi themelet e Republikës, një parti që e konsolidoi shtetin dhe sot një forcë politike progresive që do ta ndërpres kursin e gabuar të kësaj qeverie në dëm të qytetarëve. Kjo është LDK-ja”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë:
Në Gollak, aty ku frymëzohemi për ndryshimin që do të vuloset në datën 9 shkurt!
Një lëvizje që i hodhi themelet e Republikës, një parti që e konsolidoi shtetin dhe sot një forcë politike progresive që do ta ndërprejë kursin e gabuar të kësaj qeverie në dëm të qytetarëve. Kjo është LDK-ja.
Më 9 shkurt voto 124 dhe #BëhuNdryshimi.