Lajme

Haradinaj takon të zëvendës-shefen e re amerikane në Kosovë: Bashkëpunimi me SHBA-të thelbësor për sigurinë dhe prosperitetin e vendit

01/15/2025 16:23
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka takuar Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi  në Facebook, Haradinaj ka thënë se ka konfirmuar edhe një herë qëndrimin e palëkundur për avancimin e vlerave demokratike dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës.

“Bashkëpunimi me SHBA-të mbetet thelbësor për sigurinë dhe prosperitetin e vendit tonë, ndërsa anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional është rruga më e mirë për ta arritur këtë objektiv” ,ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Në takim me të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, znj. Anu Prattipati, diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.

Konfirmova edhe një herë qëndrimin tonë të palëkundur për avancimin e vlerave demokratike dhe orientimin euro-atlantik të Kosovës. Bashkëpunimi me SHBA-të mbetet thelbësor për sigurinë dhe prosperitetin e vendit tonë, ndërsa anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional është rruga më e mirë për ta arritur këtë objektiv.

Falënderova znj. Prattipati për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Kosovës dhe popullit tonë. Ky partneritet i fuqishëm është garanci për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin e rajonit.