Lajme

Kelmendi: Krenar që jam bashkëpunëtor dhe mik i Shkëlqimit dhe i familjes Devolli

01/15/2025 15:41
nga:Sh R

Gazetari Adriatik Kelmendi ka thënë se është krenar që është bashkëpunëtor dhe mik i sipërmarrësit Shkëlqim Devolli si dhe i familjes Devolli.

Në një postim në rrjetin social Facebook , ai shkruan se në kompanitë e krijuara nga Shkëlqim Devolli punojnë rreth 4 mijë punëtorë.

“Për krahasim, të hapësh 4 mijë vende pune në Kosovë është si t’i hapësh 204 mijë vende pune në Gjermani, ose 837 mijë vende pune në ShBA. Shto këtu faktin që Kosova zyrtarisht është vendi më i varfër në Evropë, ky krahasim bëhet edhe më madhështor!”

“Njësoj, Blerimi ka punësuar mija punëtorë dhe dhjeta mija bashkëpunëtorë. Krahasojeni me Gjermaninë dhe Amerikën! Qysh po del?! “Kush nuk e kupton këtë matematikë të thjeshtë nuk ia do të mirën Kosovës. Jam krenar që jam bashkëpunëtor dhe mik i Shkëlqimit dhe i familjes Devolli!”, shkruan Kelmendi në postimin të cilit ia ka bashkëngjitur edhe një fotografi me sipërmarrësin Shkëlqim Devolli.

Postimi i plotë: