Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur për dështimin e takimit të parë të Komisionit të përbashkët për persona të zhdukur.
Lajçak ka njoftuar se është takuar veçmas me të dyja palët, derisa bëri të ditur se Serbia nuk mori pjesë në takimin e përbashkët.
“Sot synuam të mbajmë mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Persona të Zhdukur në nivel komisionesh. Jam takuar veçmas me të dyja palët. Kosova prezantoi prioritetet e saj. Serbia ka njoftuar për mospjesëmarrje në një takim të përbashkët për shkak të zhvillimeve në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.
Ndërkohë, kryesuesi i Komisionit Qeveritar nga Kosova për të Pagjeturit, Andin Hoti ka thënë se takimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur që ishte planifikuar të mbahej në Bruksel nuk ishte realizuar pasi që Serbia refuzoi të marrë pjesë në këtë takim.
Hoti tha se prania e kryenegocitatorit te Serbisë, Petar Petkoviq në Bruksel orkestroi dhe garantoi dështimin e këtij takimi.
Madje, Hoti ka thënë se arsyetimi i Serbisë për mospjesëmarrjen në takim përveç që është banal është edhe i dëmshëm për procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur.
“Arsyetimi i Serbisë për mospjesëmarrje në takim përveç që banal është edhe i dëmshëm për procesin e zbardhjes se fatit të personave të zhdukur, dhe nuk ka të bëjë asgjë me temën që sot janë thirrur në Bruksel. Kjo demonstron për të satën herë mungesën e gatishmërisë së Serbisë për të bashkëpunuar në këtë çështje të rëndësishme”, tha ai.
Today, we intended to hold the first meeting of the Joint Commission on Missing Persons on the level of deputies. I met separately with both Parties. Kosovo presented its priorities. Serbia informed about not participating in a joint meeting due to the developments in Kosovo.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 15, 2025