Ruben Amorim refuzoi të fliste për të ardhmen e Marcus Rashford në konferencën për shtyp para ndeshjes përpara përballjes me Southampton.
Kur u pyet nëse anglezi mund të largohet së shpejti nga Old Trafford, trajneri u përgjigj: “Unë dua vetëm të fitoj nesër. Fokusi im është të fitojmë nesër, do të zgjedh lojtarët që mendoj se janë më të mirët për të fituar ndeshjen nesër. Unë jam i fokusuar vetëm në këtë.”
Rashford raportohet se po zhvillon bisedime me drejtuesit e Man United për të gjetur një zgjidhje për të ardhmen e tij, mes interesimit të madh nga AC Milan.
Anglezi është përjashtuar nga skuadra e Djajve të Kuq nga Amorim, pasi ka luajtur për herë të fundit në fitoren 2-1 ndaj Viktoria Plzen në Europa League.
/GazetaBlic Sport/