Lajme

Ambasadori Ajeti takohet me presidentin gjerman: Zemra e Kosovës rrah për Evropën

01/15/2025 13:54
nga:N K

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është pritur në takim nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Ajeti e falënderoi Steinmeierin për siç tha, mikpritjen e ngrohtë të Trupit Diplomatik për Vitin e Ri në Schloss Bellevue.

“Zemra e Kosovës rreh për Evropën dhe mbetet besnike ndaj kursit transatlantik”, shkroi Ajeti.