Gjykata e Posaçme ka miratuar një urdhër kontrolli në kuadër të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarëve të tij.
Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani dhe Olsi Dado, kontrolli është kryer në një apartament pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut, i cili dyshohet se përdorej nga familjarët e kryebashkiakut.
Paraditen e sotme, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ekzekutuar urdhrin, duke administruar dokumente dhe pajisje elektronike të cilat mund të kenë rëndësi për hetimin.
Kontrolli u lejua nga gjykata për të siguruar prova që lidhen me veprën penale, përfshirë prova dokumentare dhe elektronike, pajisje si celularë, laptopë dhe kompjuterë personalë. Hetimet vijojnë për të zbardhur çështjen./A2CNN