Në Shtime ka nisur Akademia përkujtimore për të kujtuar viktimat e maskarës së Reçakut.
Në këtë akademi po marrin pjesë edhe krerët e shtetit.
Në këtë akademi, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka theksuar se varret janë në tokë, vrragët në trup e në shpirt, kurse vrasësit ende në liri në Serbi.
Sipas tij , ‘krimet e kryera gjatë luftës nuk ka qenë e thënë të ndodhin, nuk është dashur të ndodhin, ajo që duhet të ndodhë për pasojë është drejtësia, gjykimi dhe ndëshkimi i kriminelëve qoftë edhe në mungesë’.
“Jemi në Reçak për të nderuar kujtimin për 45 civilët e pafajshëm e të pa armatosur të vrarë si dhe për të ripërtërirë zotimin tonë për të mos harruar kurrë masakrën e 15 janarit 1999”, ka thënë Kurti, raporton rtk.
Kurti ka deklaruar se ambasadorit Wiliam Walker i jemi përjetësisht mirënjohës për humanizmin dhe kontributin e tij gjatë kohës më të vështirë për popullin tonë.