Lajme

Brahimaj i AAK-së: Plagët e Reçakut rrjedhin gjak në zemrën e çdo shqiptari

01/15/2025 12:00
nga:G C

Lahi Brahimaj, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, ka përkujtuar masakrën e Reçakut, ku 45 civilë shqiptarë u vranë brutalisht nga forcat serbe më 15 janar 1999.

Brahimaj tha se secila jetë e pafajshme e humbur, është arsye pse drejtësia nuk duhet të hesht kurrë.

“Lavdi të rënëve për liri”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: