Lajme

Ekstradohet nga Shqipëria një i dyshuar për dhunim

01/15/2025 11:40
nga:N K

Gjatë ditës së djeshme, është ekstraduar nga Shqipëria një shtetas kosovar i cili dyshohet për veprën penale “dhunim”.

Sipas raportit të PK-së, i dyshuari pretendohet se ka kryer krimin më 13 tetor të vitit të kaluar në Prizren.

I dyshuari me urdhër të gjykatës është dërguar në mbajtje.

“Më 14.01.2025 lidhur me rastin pas një pune hetimore së bashku me autoritetet e Shqipërisë është ekstraduar nga Shqipëria i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari me urdhër të gjykatës është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.