Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci së bashku me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari, në Kongres të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë zhvilluar një takim me kongresmen republikan nga Arizona, z. Abraham Hamadeh, shkruan GazetaBlic.
Maqedonci tha se me kongresmenin Hamadeh, i cili ka përvojë në ushtrinë amerikane dhe që aktualisht shërben në Komitetin e Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, diskutuam për sfidat globale të sigurisë dhe ndikimin e tyre në rajonin dhe në vendin tonë në veçanti.
Tutje ai thekson se me komandant Jasharin, biseduan me kongresmenin Hamadeh edhe për zhvillimet e kohëve të fundit në Kosovë dhe veçanërisht për arritjet e ushtrisë së Kosovës.
“Tutje diskutuam edhe për rëndësinë e vëmendjes amerikane ndaj rajonit të Ballkanit perëndimor dhe prezencës ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Kosovë”, shkroi tutje Maqedonci.
Postimi i plotë: