Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 31, Hajdar Beqa i ka ftuar bashkëatdhetarët që të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton GazetaBlic.
Beqa thotë se duhet të votohet PDK-ja dhe kandidati i tyre, Bedri Hamza, pasi sipas tij, Kosova do të bëhet më e fortë dhe më e zhvilluar.
“Vota juaj është jetike për ndryshimin që dëshirojmë. Bashkë ta çojmë Kosovën përpara”, tha Beqa.
Shkrimi i plotë:
Të nderuar bashkatdhetarë,
Procesi i votimit po vazhdon , prandaj ju ftoj me respekt të votoni në këto zgjedhje, ku vendoset e ardhmja e Kosovës për katër vitet e ardhshme.
Votoni për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin tonë për kryeministër, Bedri Hamzën, për një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe më të zhvilluar. Me përvojën dhe përkushtimin e tij, mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.
Vota juaj është jetike për ndryshimin që dëshirojmë. Bashkë ta çojmë Kosovën përpara!
#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#HajdarBeqa31