Lajme

Arrestohet një i mitur në Prishtinë për vjedhje në market dhe sulm ndaj sigurimit

01/15/2025 10:35
nga:N K

Është arrestuar një i mitur në Prishtinë, pasi që i njejti dyshohet se ka kryer vjedhje në një market.

Sipas raportit të PK-së, i mitur ka sulmuar edhe një person i cili është punëtor sigurimi në këtë market, shkruan GazetaBlic.

Me vendim të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje.

‘’VJEDHJE GRABITQARE-Prishtinë / 14.01.2025-18:00.  I dyshuari mashkull kosovar i mitur  ka hyrë në ambientin e një marketi dhe nga aty dyshohet se ka vjedhur  disa produkte ushqimore dhe i njëjti në  ikje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar-punëtor sigurimi.  I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e PK-së.