Lajme

Prishtinasja raporton se bashkëshorti që gjendet jashtë shtetit i dërgoi mesazh kërcënues, nisin hetimet

01/15/2025 09:47
nga:N K

Një grua nga Prishtina thotë se ka pranuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese nga bashkëshorti i saj që gjendet jashtë shtetit.

E këtë rast, prishtinasja e ka raportuar në polici, shkruan GazetaBlic.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka nisur hetimet, që e ka cilësuar si “dhunë në familje”.

“DHUNË NË FAMILJE – Prishtinë / 06.01.2025 – 13:00. Dyshohet se viktima f/k se ka pranuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese nga bashkëshorti i saj i cili gjendet jashtë shtetit. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raport.