Lajme

Kurti homazhe në Kompleksin Memorial të Reçakut

01/15/2025 08:39
nga:N K

Me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të bëj homazhe tek Kompleksi Memorial të Reçakut.

Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimit bën të ditur se homazhet do të bëhen duke filluar nga ora 10:00, shkruan GazetaBlic.

Pas homazheve do të mbahet edhe ceremoni përkujtimore tek Shtëpia e Kulturës, në Shtime nga ora 11:00.