I ftuar në emisionin Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, kritikoi qeverinë aktuale, duke e cilësuar si të paaftë për të sjellë rezultate konkrete dhe projekte të mëdha.
“Me përfundu mandatin e plotë dhe mos me thënë se e kam nisur dhe e kemi përfunduar këtë projekt, kjo ndodh për herë të parë”, tha Hamza, duke e quajtur situatën një dështim total në aspektin e investimeve në infrastrukturë.
Ai shtoi se fundi i mandatit duhet të karakterizohet nga përurimi i projekteve, jo nga premtimet boshe.
“Fundi i mandatit është për të prerë shirita, jo për të bërë studime fizibiliteti dhe për të thënë se do të nisim këtë apo atë projekt”, tha ai.