Ekrem Hyseni, kandidat për deputet nga LDK, ka thënë se Balloci rreshtimin e përkushtimin e kanë të qartë, secili veç e veç, e të gjithë bashkërisht janë bërë një për ringritjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Balloci ka vendosur t’i jap udhë ndryshimit, e t’i thotë mjaft mashtrimit e zhgënjimit.
Postimi i tij i plotë:
Balloci rreshtimin e përkushtimin e kanë të qartë, secili veç e veç, e të gjithë bashkërisht janë bërë një për ringritjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Këtë porosi e kemi të qartë, më të qartë se kurrë nga Balloci i heroit Agron Rrahmani, nga Balloci i shkrimtarit të jashtëzakonshëm, me veprat e të cilit u rritëm e u edukuam, Nazmi Rrahmani.
Prandaj, Balloci ka vendosur t’i jap udhë ndryshimit, e t’i thotë mjaftë mashtrimit e zhgënjimit.
Kushtrimi i fitores së madhe të LDK-së në Llap po ndihet gjithandej, me një mbështetje të qartë, mbi një program për të cilin kemi nevojë secili nga ne, për të cilin ka nevojë Republika jonë!