Lajme

Tahiri pas tubimit në Suharekë: Kosovës i duhet një lidership i vërtetë, që Kosovën e kthen kah e mbara

01/14/2025 20:46
nga:G B

 Besnik Tahiri, kandidati për deputet me numrin 10 nga radhët e koalicionit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas tubimit zgjedhor në Suharekë, ka thënë se Kosovës i duhet një lidership i vërtetë që e kthen vendin nga e mbara, ashtu sic e bërë të fortë Suharekën kryetari Bali Muharremi.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se e kanë obligim që Kosovën të e bëjnë shtet të jetueshëm.

Tahiri ka shtuar se tubimi në Suharekë ishte një tubim madhështor e ku sipas tij u konfirmua se numri 137 është zgjidhja për një Kosovë fituese.

“Në një tubim madhështor, u konfirmua së numri 137 është zgjidhja për një Kosovë fituese”, ka shkruar tutje Tahiri.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Kosovës i duhet një lidership i vërtetë, që Kosovën e kthen kah e mbara, të fortë politikisht, ekonomikisht dhe në rrafshin ndërkombëtar, ashtu siq e beri të fortë Suharekën, kryetari Bali Muharremaj.

E kemi opbligim që Kosovën ta bëjmë shtet të jetueshëm, duke mbështetur bizneset e duke krijuar mundësi për hapjen e vendeve të reja të punës.

Shembulli më i mirë është këtu ku jemi sonte në metropolin e Kosovës, në Suharekë.

Në një tubim madhështor, u konfirmua së numri 137 është zgjidhja për një Kosovë fituese.

Faleminderit Bali 🙏