Xherdan Shaqiri u bë aksionar i FC Rapperswil-Jona, një nga ekipet e Ligës së 3-të të Zvicrës.
“Duke vendosur t’i bashkohem FCRJ-së, dua të përgatitem për rrugën time pas karrierës. Kjo përfshin njohjen e strukturave të një klubi. Për mua, FCRJ është klubi ideal për këtë. Është një mundësi e mirë, një stadium i bukur dhe një traditë e gjatë”, tha fillimisht ai.
Shaqiri shton: Mezi pret të punojmë së bashku, aq më tepër që FCRJ jeton vlerat që i afrohen shumë: “Punë serioze, zhvillim të të rinjve, integrim dhe përkushtim social”.
Përfshirja e Shaqirit në Rapperswil-Jona karakterizohet edhe nga një miqësi e kahershme me presidentin e FCRJ-së, Rocco Delli Colli.
Angazhimi i Xherdan Shaqirit sigurisht që është diskutuar në detaje me FC Basel 1893, tek skuadra e cila mbetet fokusi i tij i plotë, dhe me Ligën Zviceriane të Futbollit, ku nuk është evidentuar ndonjë konflikt interesi.
/GazetaBlic Sport/