Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës do të dhurojnë spektakël të basketbollit, ku katër skuadra duan kualifikimin në finalen e madhe.
Gjysmëfinalet do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje dhe kush është më e mirë në dy takimet, kualifikohet në finale.
“El Clasico” e basketbollit mes Prishtinës dhe Trepçës, zhvillohet në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit”, kurse përballja mes Vëllaznimit dhe Bashkimit që luhet në palestrën “Shani Nushi”.
KUPA E KOSOVËS (GJYSMËFINALET)
E mërkurë
19:00 Sigal Prishtina – Trepça
19:00 Vëllaznimi – Bashkimi