Lajme

Statovci: Qeverisja jonë katër vjeçare është shoqëruar me shumë suksese, ‘cep më cep’ kemi sundim të ligjit dhe sovranitet!

01/14/2025 18:42
nga:Y I

Kandidatja për deputete nga ardhët e partisë “Guxo”, Jeta Statovci, e cila në këto zgjedhje kandidon me numër 26, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur për qeverisjen katër-vjeçare të udhëhequr nga kryeministri Kurti.

Statovci tha se ky mandat është përcjellë me shumë suksese duke nga çështja e sovranitetit dhe sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Ajo tha se tashmë kemi sundim të ligjit ‘cep më cep’ dhe se janë larguar të gjitha strukturat ilegale.

“Padyshim që pjesa e kësaj qeverisje katër-vjeçare është përcjell me shumë suksese, mirëpo ka patur edhe sfidat e veta. Mos të harrojmë faktin se marrja e mandatit nga Qeveria Kurti nuk ka qenë në një rrethanë të zakonshme për arsye se jemi përballur me pandeminë, jemi përballur me çështje të cilat janë lidhur me çështjen e sigurisë në mes të Ukrainës dhe Rusisë dhe impakti e saj që pastaj ka prodhuar qoftë në ekonomi, qoftë në raport me energjinë dhe aspekte të tjera. Unë mendoj që përkundër këtyre sfidave janë treguar shumë suksese në raport me rrethanat duke filluar nga çështja e sovranitetit dhe sundimit të ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Sot mund të flasim me bindje dhe konfidencë se ‘cep më cep’ kemi sundim të ligjit, sovranitet, prezencë të institucioneve tona dhe menaxhim të territorit dhe aspekteve të tjera që lidhen me aspektin institucional. Mos të harrojmë se janë larguar të gjithë mekanizmat ilegalë dhe strukturat ilegale që për një periudhë të gjatë kanë qenë prezentë në Kosovë, duke filluar nga targat ilegale, patentë shoferët ilegalë, e deri tek institucionet sikur komunat, bankat, postat që për një periudhë të gjatë kishin sfiduar autoritetet e institucioneve tona, kishin sfiduar sundimin e ligjit, dhe një rregull të barabartë për të gjithë. Këto janë padyshim prej sukseseve të rrafshit politik, mirë po ka patur suksese edhe në rrafshin ekonomik” tha statovci për “Gazeta Blic”.

Statovci rënditi edhe disa nga sukseset në rrafshin ekonomik.

Ajo tha se ka patur rreth 603 milionë euro investime në ushtri .

“Mos të harrojmë se brenda këtoj katër-vjeçari ne kemi arritur që buxhetin t’a rrisim për 50%. Ky buxhet i rritur ka mundësuar që të ketë menaxhim në raport me rishpërndarjen aty ka kanë më së shumti nevojë, mirëpo edhe me investimet aty ku është llogaritur që të jenë më prioritare. Gjatë këtij mandati në tërësi ka patur diku rreth 603 milionë euro investime në ushtri sepse sidomos shtetet të cilat janë të daluara nga lufta dhe që kanë humbur shumë jetë e kanë derdhur shumë gjak e dinë shumë saktë çështjen e sigurisë dhe ndërtimit të mekanizmave të sigurisë. Është investuar në polici, në mënyrë që Policia jonë të jetë e suksesshme është dashur të investohet. Eshtë investuar dukshëm edhe në bujqësi, në mënyrë që të kemi pavarësi të brendshme në raport me prodhimtarinë e aspketeve bazike të jetës së qytetarit, është investuar dukshëm edhe në shëndetësi, në modernizimin e klinikave të ndryshme gjithashtu edhe me tre-fishimin e buxhetit për barna në raport me institucionet tona publike, mirëpo edhe mekanizma të cilat kanë mundësuar që dy herë brenda këtij mandati të kemi rritje të pagave, të kemi rritje 20% të pensioneve dhe skemave sociale, të kemi mekanizma si “Super-puna” të cilat kanë ndihmuar shumë në pun♪7simine të rinjve dhe të rejave, të kemi mbështetje për lehonat, për fëmijët e shumë aspkte të cilat për një periudhë katër-vjeçare, përkundër sfidave, është arritur që të akumulohet një buxhet i tillë dhe të shfrytëzohet aty ku është nevoja, në kuadër të forcimit tonë shtetëror gjithashtu edhe ngritjes së mirëqenies qytetare” tha Statovci në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.