Lajme

Bedri Hamza: Zero tatim për pagat deri në 400 euro

01/14/2025 14:43
nga:Lorik J

Bedri Hamza, kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK’së ka dhënë një premtim të madh para pak momenteve.

Hamza ka theksuar se me PDK-në në qeverisje, do të ketë zero tatim për pagat deri në 400 euro, sepse kostoja e jetesës në vendin tonë është bërë e papërballueshme, shkruan GazetaBlic.

Ja postimi i tij në Facebook:

“Zero tatim për pagat deri në 400 euro. Kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme dhe Kosovës i duhet një qasje e re për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar Hamza.