Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Sokol Havolli, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se si bashkëiniciator dhe realizues i një pjese të projekteve teknologjike për digjitalizimin e qytetit, Smart City Concept, me digjitalizimin e parkingjeve, e ndjen këtë vizion si një përgjegjësi personale dhe është plotësisht i përkushtuar që ta bëjnë realitet.
Havolli ka thënë se Prishtina do të jetë qendra e inovacionit dhe zhvillimit për të gjithë rajonin.
“Në përvojën time si Kryeshef Ekzekutiv i Prishtina Parking dhe si bashkëiniciator dhe realizues i një pjese të projekteve teknologjike për digjitalizimin e qytetit – Smart City Concept me digjitalizimin e parkingjeve, e ndjej këtë vizion si një përgjegjësi personale dhe jam plotësisht i përkushtuar që ta bëjmë realitet çdo premtim tonin.Prishtina do të jetë qendra e inovacionit dhe zhvillimit për të gjithë rajonin” shkruan Havolli raporton “Gazeta Blic”.
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, prezantun sot planin einvestimeve për kryeqytetin.
Postimi i plotë i Havollit:
Sot, Kryeministri në ardhje z. Lumir Abdixhiku dhe Kryetari i Kryeqytetit z. Përparim Rama, prezantuan 1.5 miliardë Euro investime për kryeqytetin.
Këto projekte përfshijnë:
Ndërtimin e unazës së jashtme të Prishtinës;
Spitalin e Kosovës;
Qendrën Kombëtare të Sportit;
Mësimin gjithëditor;
Ndërtimin e parkut më të madh teknologjik.
Në përvojën time si Kryeshef Ekzekutiv i Prishtina Parking dhe si bashkëiniciator dhe realizues i një pjese të projekteve teknologjike për digjitalizimin e qytetit – Smart City Concept me digjitalizimin e parkingjeve, e ndjej këtë vizion si një përgjegjësi personale dhe jam plotësisht i përkushtuar që ta bëjmë realitet çdo premtim tonin.
Prishtina do të jetë qendra e inovacionit dhe zhvillimit për të gjithë rajonin.
124 për LDK
1 Lumir Abdixhiku
40 Sokol Havolli
#LDK124 #LDK #BehuNdryshimi #BëhuNdryshimi #Kosova #SokolHavolli