Kandidati për deputet nga LDK, Florian Dushi ka theksuar se LDK ka paraparë investime që kapin vlerën plot 1.5 miliard euro, projekte kapitale që përfishijnë edhe unazën e kryeqytetit që është jetike për të zgjidhur problemin e tollovisë në komunikacion.
“Pas një periudhe të gjatë neglizhence dhe diskriminimi institucional ndaj kryeqytetit tonë dhe qytetarëve të tij nga qeveria aktuale, e cila ka bllokuar projekte kapitale dhe ka shmangur investimet e nevojshme, tashmë kemi një arsye për shpresë.”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Prishtina – Kryeqyteti ynë nuk është thjesht një vendbanim, është pasqyrë e identitetit dhe potencialit tonë shtetëror.
Pas një periudhe të gjatë neglizhence dhe diskriminimi institucional ndaj kryeqytetit tonë dhe qytetarëve të tij nga qeveria aktuale, e cila ka bllokuar projekte kapitale dhe ka shmangur investimet e nevojshme, tashmë kemi një arsye për shpresë.
Lidhja Demokratike e Kosovës, kryeministri në ardhje Lumir Abdixhiku, ka paraparë investime që kapin vlerën plot 1.5 miliard euro, projekte kapitale që përfishijnë edhe unazën e kryeqytetit që është jetike për të zgjidhur problemin e tollovisë në komunikacion.
Prishtina 💙
LDK ✌️