Kandidati për deputet nga LDK, Shkëmb Manaj, ka marrë pjesë në një tubim në Uçë të Istogut, aty ku ka thënë se kujtojnë Hasan Hysenaj, Muharrem Hysenaj dhe Bajram Hoxhaj, qe me jetët e tyre heroike, mbronin shkollën dhe jetën e një kombi të tërë, raporton Gazeta Blic.
Manaj ka shtuar se “me themelet e vizionit rugovian, qëndresën e themeltarëve dhe energjinë e të rinjve, ne do të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen që të gjithë e meritojmë”.
“Vota juaj është një zë për dinjitet, dhe është një shpresë për një ndryshim të vërtetë”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Sonte, në Uçë të Istogut, aty ku kujtojmë Hasan Hysenaj, Muharrem Hysenaj dhe Bajram Hoxhaj, qe me jetët e tyre heroike, mbronin shkollën dhe jetën e një kombi të tërë.
Angazhimi yne është një vazhdimësi e qëndresës dhe sakrificës, për të sjellë mundësi dhe dinjitet për Istogun dhe Kosovën tonë. Me themelet e vizionit rugovian, qëndresën e themeltarëve dhe energjinë e të rinjve, ne do të vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen që të gjithë e meritojmë.
Ky është një mision për një ndryshim të vërtetë dhe për një të ardhme që ne e kemi ëndërruar me gjithë zemër.
Vota juaj është një zë për dinjitet, dhe është një shpresë për një ndryshim të vërtetë!
Voto LDK 124✅
Voto Lumir Abdixhiku 1✅
Voto Shkëmb Manaj 29✅
Me ju, për ju – për Kosovën që e ëndërrojmë, për të ardhmen që e meritojmë!


