Lajme

Arben Gashi i LDK-së i përgjigjet flakë për flakë Albin Kurtit, e quan “mushkonjë”

01/13/2025 21:27
nga:G B

Kandidati për deputet i LDK-së, Arben Gashi, i ka reaguar Albin Kurtit, pas ai në Pejë ia shtrembëroi emrin LDK-së në “LDKyhi”, raporton Gazeta Blic.

Gashi përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se “LDK-në nuk ka mundur ta zhdukë apo ta vrasë as regjimi i Millosheviqit, sepse LDK ka lindur si frymëzim për popullin, të cilit i ka shërbyer me nder dhe besnikëri historikisht”.

Ai e ka quajtur Kurtin mushkonjë.

Postimi i tij i plotë:

Ne, në Pejë, jemi pasardhësit e kryengritësve politikë e ushtarakë kundër Jugosllavisë, luftëtarëve të lirisë, përfaqësuesve të Rugovës dhe rugovizmit. Rrëzë Rugovës, në vendin e fitoreve të palëkundura të LDK-së, çirrjet paskan vazhduar.

Pikërisht në Pejë, ku kundërshtarët që sot kanë përmendur LDK-në, janë thjesht mushkonja. Peja e fitoreve të mëdha edhe më 9 shkurt do t’u tregojë vendin.

LDK-në nuk ka mundur ta zhdukë apo ta vrasë as regjimi i Millosheviqit, sepse LDK ka lindur si frymëzim për popullin, të cilit i ka shërbyer me nder dhe besnikëri historikisht.

S’ka britmë që ndalon rikthimin e LDK-së.

9 shkurti do ta dëshmojë.

Bëhu ndryshimi.