Njësiti policor gjatë patrullimit në Shkulëz të Gjakovës kanë vërejtur të ndaluar një automjet me targa vendore.
Në raportin e policisë thuhet se gjatë kontrollit, brenda një duksi është gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike me peshë prej 9.71 gram, shkruan GazetaBlic.
Lidhur me këtë, i dyshuari është arrestuar.
“Shkukëz, Gjakovë 12.01.2025-18:40. Njësiti policor gjatë patrullimit kanë vërejtur të ndaluar një automjet me targa vendore. Gjatë kontrollit, të dyshuarit mashkull kosovar i cili ishte në automjet, brenda një duksi është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 9.71 gram. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.