Raportohet se një grua në Rahovec ka pranuar tretman mjekësor, pasi që e njejta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj dyshohet se ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme, shkruan GazetaBlic.
Në raportin 24 orësh të PK-së thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është sjellë në emergjencë pasi që, dyshohej se e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar dyshohet se ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme. Viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjeksor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.