Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar pasi që i njejti dyshohet se ka vjedhur stoli ari në banesën e një gruaje në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 28.12.2024.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka vjedhur stoli ari në banesën e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport, përcjell GazetaBlic.